Dy motoçikleta pa targa morën pjesë në këtë tragjedi të rëndë në zonën e Prilepit. Njëra është markë Benelli, dhe tjetra është Peugeot.
Ata drejtoheshin nga një i mitur 13-vjeçar i ndjerë dhe një djalë 14-vjeçar, po nga fshati Lazani.
Fatkeqësisht, djali i ri u nënshtrua plagëve të marra. Vdekjen e ka konstatuar mjeku nga Spitali i Qytetit në Prilep, njoftojnë nga MPB sektori në Priep.
Policia në Priep njofton se personi i dytë i përfshirë në aksident ka pësuar lëndime të rënda. Fatmirësisht jeta e tij nuk është në rrezik. Ngjarja është lajmëruar menjëherë në Stacionin Policor Prilep, ndërsa në vendin e ngjarjes kanë bërë këqyrje nga prokurori publik dhe ekipi policor. Trupi i pajetë i djalit të ndjerë është dërguar për obduksion.
Kjo tragjedi ngre çështjen e sigurisë në komunikacion, sidomos kur bëhet fjalë për vozitje të paligjshme nga fëmijët.