E shtunë, 17 Maj, 2025
16.3 C
Skopje

E vrau gruan e vet sot, arrestohet në kufirin në Tabanoc shkupjani 38 vjeçar

Nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftojnë se sot në kufi rreth orës 17 është arrestuar shkupjani i cili gjatë ditës së sotme kishte vrarë gruan e tij.

“Sot (03.05.2025) rreth orës 17 në vendkalimin kufitar në Tabanoc, nëpunësit policorë nga QRK Veri e kanë arrestuar N.A.(38) nga Shkupi nën dyshimin se ka kryer veprën penale “Vrasje”. Sot rreth orës 15 në SPB Shkup është denoncuar se në shtëpinë familjare në Shkup, N.A. me mjet të mprehtë i ka shkaktuar lëndime bashkëshortes së tij R.A. prej të cilave ajo ka ndërruar jetë, kurse vdekjen e ka konstatuar mjeku i Ndihmës së Shpejtë Mjekësore. N.A. është arratisur, por menjëherë janë ndërmarrë masa dhe aktivitete për gjetjen e tij dhe rreth orës 17 ai është privuar nga liria dhe në koordinim me prokurorin publik kundër tij do të parashtrohet kallëzim penal”, njoftuan MPB-së.

Abonohu

Për t'u përditësuar me të gjitha lajmet e fundit, ofertat dhe njoftimet speciale.

Artikuj të ngjajshëm