Alcaraz e nis më humbje, Medvedev triumfon në derbin e “shtëpisë’

U luajtën ndeshjet e para të Grupit B, në turneun “ATP Finals” që po zhvillohet në Torino. Spanjolli Carlos Alcaraz humbi në duelin e parë të këtij kompeticioni, me Alexander Zverev që ishte dukshëm më në formë.

Sfida nisi mirë për Alcaraz, duke fituar edhe setin e parë me “tie-break” 7-6, por në fraksionin tjetër të lojës, Zverev ishte shumë i fortë sa që setet e tjera folën vetëm për gjermanin duke fituar me rezultatin e përgjithshëm 2-1 (6-7, 6-3, 6-4). Sidoqoftë përballja ishte shumë e luftuar, ku i gjithë takimi u mbyll pas 2 orë e 30 minutash.

Ndeshja tjetër e mbrëmjes ishte derbi mes 2 bashkëkombësve. Rusët Daniil Medvedev dhe Andrey Rublev matën forcat në përballjen e parë në grup. Medvedev e pati shumë të thjeshtë të merrte fitoren në këtë përballje, ku Rublev për asnjë moment nuk ia rrezikoi suksesin. Takimi që zgjati rreth 1 orë e gjysmë prodhoi një lojë shumë të mirë të Medvedev, i cili triumfoi me rezultatin e përgjithshëm 2-0 (6-4, 6-2).

Turneu që po zhvillohet në Itali ngriti siparin më datë 12 nëntor dhe do të zgjasë për një javë, me finalen e madhe që pritet të luhet më datë 19 nëntor.

 

Abonohu

Për t'u përditësuar me të gjitha lajmet e fundit, ofertat dhe njoftimet speciale.

spot_img

Artikuj të ngjajshëm