E shtunë, 9 Nëntor, 2024
-2.2 C
Skopje

Austin në Kiev për bisedime me udhëheqjen ukrainase

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin, qëndron në Kiev më 21 tetor. Gjatë kësaj vizite, ai do të mbajë bisedime me udhëheqjen ukrainase dhe do të tregojë mbështetje për Ukrainën, që po përballet me pushtimin e nisur nga Rusia.

Kjo është vizita e katërt dhe me gjasë e fundit e shefit të Pentagonit në Ukrainë. Vizita po zhvillohet vetëm dy javë nga mbajtja e zgjedhjeve presidenciale në Shtetet e Bashkuara. Gjatë kësaj vizite, pritet të zhvillohen diskutime për përpjekjet e SHBA-së për të ndihmuar Kievin që të rrisë mbrojtjen e tij, në kohën kur forcat e Moskës po përparojnë në lindje.

Teksa Austin po viziton Ukrainën, Rusia po vazhdon sulmet e saj ndaj infrastrukturës civile dhe energjetike të shtetit fqinj

Katër persona, përfshirë një vajzë 12-vjeçare, u plagosën në sulmet raketore gjatë natës në Krivij Rih, tha kreu i administratës ushtarake në rajonin e Dnipropetrovskit, Serhiy Lysak.

Ndërkaq, sipas kreut të administratës ushtarake të kryeqytetit ukrainas, Kiev, një person është plagosur nga copat e një droni të shkatërruar rus mëngjesin e 21 tetorit.

Abonohu

Për t'u përditësuar me të gjitha lajmet e fundit, ofertat dhe njoftimet speciale.

Artikuj të ngjajshëm