Një pozicion të cilin Barcelona e ka identifikuar të nevojshëm për tu përforcuar është ai i mesfushorit defanziv.
Oriol Romeu ka vuajtur shumë që prej se u transferua nga Girona, diçka që ka shtyrë Xavin ta përdor shpeshherë Andreas Christensen në atë pozicion, ani pse një zgjidhje e përhershme është kërkuar.
Një blerje e nivelit të lartë është preferenca e drejtuesve të klubit, ndonëse në të njëjtën kohë, Barcelona ka filluar bisedimet për transferimin e mesfushorit argjentinas Guido Rodriguez, kontrata e të cilit skadon në fund të sezonit.
Marrëveshja për transferimin e Rodriguez tek blaugranasit është e avancuar siç raporton mediumi katalanas Sport.

Rodriguez do të ishte një opsion shumë i mirë për Barcelonën, ndonëse tek klubi shpresojnë që përveç tij, të arrihet transferimi edhe i një tjetër mesfushori.





