BDI: Përse Maqedonia e Veriut mbeti jashtë bashkëpunimit ushtarak me aleatët e NATO-s?

Nga BDI pyesin se përse Maqedonia e Veriut nuk është bërë pjesë e marrëveshjes për bashkëpunim ushtarak mes Kosovës, Shqipërisë dhe Kroacisë. Thonë se kryeministri dhe ministri i Mbrojtjes po afrohen me Beogradin, ndërkaq shtojnë se ministrat e qeverisë aktuale shihen në evenimente të ambasadave ruso-kineze.

“Përse Maqedonia e Veriut mbeti jashtë bashkëpunimit ushtarak me aleatët e NATO-s?  Shqipëria, Kosova dhe Kroacia nënshkruan një memorandum për bashkëpunim ushtarak dhe industrial, me efekte pozitive edhe në ekonomitë e tyre.  Ndërkohë, Maqedonia e Veriut mbeti jashtë kësaj iniciative të rëndësishme rajonale.  U harruam? U përjashtuam? Apo kjo qeveri refuzoi të bëhet pjesë e procesit? Në një moment kritik për sigurinë rajonale, kur aleatët tanë euroatlantikë po forcojnë mbrojtjen e Ballkanit Perëndimor, Maqedonia e Veriut po ecën në drejtim të kundërt. Në vend që të thellojë aleancën me NATO-n dhe partnerët perëndimorë, Kryeministri dhe Ministri i Mbrojtjes po afrohen me Beogradin dhe aleatët e tij. Ndërsa qeveritë e rajonit lëvizin qartë drejt vlerave euroatlantike, disa ministra të kësaj qeverie janë mysafirë të rregullt në pritjet e ambasadave ruso-kineze, ndërsa të tjerë marrin pjesë në ceremoni shtetërore që janë haptazi kundër NATO-s, aleancës ku ne jemi anëtarë me të drejta të plota. Pse hesht VLEN?”, thonë nga BDI.

Abonohu

Për t'u përditësuar me të gjitha lajmet e fundit, ofertat dhe njoftimet speciale.

spot_img

Artikuj të ngjajshëm