Cleveland është kualifikuar për në gjysmëfinalet e Konferencës së Lindjes, pas triumfit 138-83 ndaj Miami, duke fituar 4-0 serinë e çerekfinale.
Ndeshje e dominuar nga Cavaliers, me 13 lojtarë që realizuan në koshin e Miami. Plot 73 pikë u realizuan nga lojtarët e stolit për ekipin e Cleveland.
Në Konferencën e Perëndimit, ekipi i Golden State fitoi 109-106 ndaj Houston në shtëpi, duke udhëhequr 3-1 serinë.
Sengun me 31 pikë e VanVleet me 25 pikë u dalluan për Houston, por që s’mjaftoi. Për Warriors, Butler realizoi 27 pikë, mbështetur nga Podziemski me 26 pikë.
Konferenca e Lindjes-Çerekfinale
(1) Cleveland – (10) Miami, 138-83 (4-0)
(2) Boston – (7) Orlando, (3-1)
(3) New York – (6) Detroit, (3-1)
(4) Indiana – (5) Milwaukee, (3-1)
Konferenca e Perëndimit-Çerekfinale
(1) Oklahoma – (8) Memphis, (4-0)
(2) Houston – (7) Golden State, 106-109 (1-3)
(3) Lakers – (6) Minnesota, (1-3)
(4) Denver – (5) Clippers, (2-2)





