Doncic me paraqitje fantastike, Lakers mposhtin New Yorkun

Basketbollisti slloven Luka Doncic zhvilloi një tjetër ndeshje të shkëlqyer me fanellën e Los Angeles Lakers, duke udhëhequr skuadrën e tij drejt një fitoreje të sigurt 110:97 ndaj New York Knicks.

Lakers udhëhoqën nga fillimi deri në fund të takimit dhe kontrolluan plotësisht lojën. Moment vendimtar ishte çereku i tretë, të cilin skuadra nga Los Angeles e fitoi me 34:20, duke krijuar epërsinë që vulosi fituesin e kësaj përballjeje.

Doncic e përfundoi ndeshjen me 35 pikë, tetë kërcime dhe katër asistime, ndërsa gjuajti 11 nga 25 nga fusha. Paraqitje shumë të mirë pati edhe Austin Reaves, i cili shtoi 25 pikë për Lakers. Në anën tjetër, më i dalluari te Knicks ishte Karl-Anthony Towns, i cili realizoi 25 pikë dhe 16 kërcime.

Një natë të shkëlqyer pati edhe Devin Booker, i cili ishte heroi i Phoenix Suns në fitoren 111:99 ndaj Charlotte Hornets. Booker e mbylli ndeshjen me 30 pikë dhe 10 asistime, duke qenë lojtari kyç në suksesin e skuadrës së tij.

Ndërkohë, sezoni i vështirë vazhdoi për Milwaukee Bucks, që pësuan një humbje të thellë 130:91 ndaj Orlando Magic. Bucks luajtën përsëri pa yllin e tyre Giannis Antetokounmpo, dhe Magic e shfrytëzuan këtë në mënyrën më të mirë të mundshme. Heroi i Orlandos ishte Paolo Banchero me 33 pikë, ndërsa Jalen Suggs kontribuoi me 20 pikë.

NBA-Rezultatet

Cleveland – Boston, 98-109

Lakers – New York, 110-97

Miami – Detroit, 121-110

Toronto – Dallas, 122-92

New Orleans – Washington, 138-118

Milwaukee – Orlando, 91-130

San Antonio – Houston, 145-120

Portland – Indiana, 131-111

Sacramento – Chicago, 126-110

Phoenix – Charlotte, 111-99

Abonohu

Për t'u përditësuar me të gjitha lajmet e fundit, ofertat dhe njoftimet speciale.

spot_img

Artikuj të ngjajshëm