E mërkurë, 4 Dhjetor, 2024
7.8 C
Skopje

Është sulmuesi më i kërkuar në Europë, suedezi komenton idenë e transferimit te Manchester United

Sulmuesi i Sporting Lisbonë, Viktor Gyokeres, është një nga emrat më të kërkuar në merkato. Paraqitja e tij e mirë në kampionatin portugez ka bërë që ekipet “big” në Europë ta kërkojnë me ngulm. Mes tyre edhe Barcelona e Manchester United.

Te “djajtë e kuq” do të shkojë javën e ardhshme trajneri i tij aktual Ruben Amorim, ndaj përflitet se ai do ta tërheqë me vete në “Old Trafford”. Gyokeres foli për mundësinë që ai të shkojë të luajë në Premier League vitin tjetër.

A do të shkoj me Amorim te Manchester United? Nuk e di. Unë jam ende këtu te Sporting dhe ndihem mirë. Siç mund ta shihni, më pëlqen te luaj me Sporting”, u shpreh sulmuesi suedez.

Jam i trishtuar për largimin e tij dhe ne i urojmë të gjitha të mirat. Se si do të shkojnë gjërat në të ardhmen unë nuk e di”, tha Gyokeres, 26 vjeç, që përflitet se mund të shkojë në Angli që në merkaton e janarit për të ndjekur trajnerin e tij.

Abonohu

Për t'u përditësuar me të gjitha lajmet e fundit, ofertat dhe njoftimet speciale.

Artikuj të ngjajshëm