Gjatë Konferencës së sotme të KB-së në Nju-Jork disa vende planifikojnë ta njohin shtetin palestinez, që po organizohet para tubimit vjetor të liderëve botërore të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, njofton DPA.
Presidenti francez Emanuel Makron është nikoqir i konferencës së KB-së së bashku me Arabinë Saudite, e cila fillonn në ora 15 (19 sipas Griniçit), që ta promovojë zgjidhjen për dy shtete.
Krahas Francës, Belgjika dhe Zelanda e Re publikuan plane për njohje të Palestinës edhe krahas kundërshtimit të ashpër të Izraelit, transmeton DPA.
Britajia e Madhe, Kanadaja dhe Australi këtë hapë e kanë bërë dje, duke u bërë ekonomitë e para të mëdha perëndimore që e kanë njohur shtetësinë palestineze. Në konferencën e sotme gjithashtu fjalime të veta do të kenë edhe kryeministri britanik Kir Starme dhe kryeministri kanadaz, Mark Karni.
Vendet pjesëmarrëse kanë për qëllim t’i mbajnë gjallë shpresat për zgjidhje diplomatike që parashikon shtet palestinez pranë Izraelit.
Kritikët paralajmërojnë se presioni ndaj Izraelit mundet në mënyrë plotësuese t’i eskalojë tensionet.
Izraeli dhe aleati i tij, SHBA-ja po e bojkotojnë konferencën. Ministri gjerman i Punëve të Jashtme, Johanes Vadeful do të marrë pjesë si mbështetës i zgjidhjes me dy shtete, megjithëse Berlini aktualisht kundërshton njohjen formale të Palestinës.
Presidenti palestinez Mahmud Abas do të marrë pjesë nëpërmjet video-lidhjes pasi administrata Tramp i refuzoi vizën, raporton DPA.
Debati i përgjithshëm vjetor i KB-së fillon nesër, me rreth 150 krerë shtetesh dhe qeverish që pritet të marrin pjesë.