Java e dytë e fushatës për zgjedhjet lokale të vitit 2025 fillon sot. Prezantimet e kandidatëve për kryetarë të komunave dhe këshilltarë vazhdojnë, ndërsa në fokus të tubimeve janë fjalimet e liderëve të partive më të mëdha.
VMRO-DPMNE dhe koalicioni sot do të mbajnë takime me qytetarë dhe tubime në Dollnen, Makedonski Brod dhe Kërçovë.
Karvani i LSDM-së është në Ilinden, Petrovec, Karposh dhe Qendër.
E Majta do të mbajë takime me qytetarët në sheshin e qytetit në Makedonska Kamenicë, në Dellçevë dhe në sheshin e qytetit në Berovë.
Platforma qytetare “Të Pavarurit Së Bashku” njoftoi një konferencë për shtyp në të cilën do të mbajnë fjalim kandidatët e pavarur për kryetar të komunave të Komunës Qendër, Biljana Ivanovska, dhe të qytetit të Shkupit, Prof. Dr. Goran Markovski.
Në Gostivar konferencë për shtyp do të mbajë edhe kandidati për kryetar të komunës Visar Ademi.
Në pllajën përpara “Mleçen restoran” në Karposh deklaratë për mediat do të japin kandidatja për kryetare të Qytetit të Shkupit e LSDM-së dhe koalicionit Kaja Shukova dhe Maja Mojsova, kandidate për kryetare të Karposhit.
Kandidati i VMRO-DPMNE-së për kryetar të Qytetit të Shkupit, Orce Gjorgjievski, do të mbajë konferencë për shtyp në urën e lumit Lepenc në afërsi të Kanal 5.




