Ka magjepsur Ancelotti-n, Real-i planifikon super goditjen

Në moshën 31-vjeçare, karriera e një lojtari mund të jetë ende e gjatë. Te Real Madrid, megjithatë, ata janë mësuar të planifikojnë të ardhmen me kohën e duhur, veçanërisht nëse një flamur duhet të zëvendësohet.

Daniel Carvajal është i tillë për Los Blancos, duke qenë produkt i akademisë dhe ka luajtur vetëm për Madridin, përveç një sezoni në formë huazimi te Bayer Leverkusen në 2012.

Mbrojtës krahu, por nëse është e nevojshme edhe qendërmbrojtës, 32-vjeçari në janar, është ende titullar në ekipin e Carlo Ancelottit, por duket se klubi ka identifikuar trashëgimtarin e tij. Bëhet fjalë për yllin e Chelsea-t, Reece James.

Kapiteni i Chelseat, i lindur në vitin 1999, ka karakteristika të ngjashme me Carvajal, kontrata e të cilit me Madridin skadon në vitin 2025 dhe sipas asaj që raportohet nga Mundo Deportivo ai mund të bëhet objektivi i ardhshëm i Realit.

James duket se ka magjepsur Ancelottin në përballjen e dyfishtë në Champions League, por për momentin ai nuk duket i interesuar të largohet nga klubi i vendlindjes ku u rrit, pavarësisht momentit të vështirë që blutë po kalojnë prej një viti e gjysmë.

Për më tepër, falë një kontrate që skadon vetëm në vitin 2028, Chelsea nuk ka ndërmend të përfshijë James në listën e lojtarëve që do të shiten verën e ardhshme për të përmbushur kërkesat e Fair Play Financiar.

Gjithmonë nëse nuk vjen një ofertë të çmendur nga Los Blancos…

Abonohu

Për t'u përditësuar me të gjitha lajmet e fundit, ofertat dhe njoftimet speciale.

spot_img

Artikuj të ngjajshëm