Ramos: “Për pak u largova nga Real për të shkuar në Premier”

Sergio Ramos ka zbuluar se ai për pak u u transferua te Manchester United në vitin 2014. Mbrojtësi legjendar spanjoll luajti për Real Madridin mes 2005 dhe 2021.

Ai pati sukses të jashtëzakonshëm në kryeqytetin spanjoll, por gati e ndërpreu qëndrimin e tij për t’u transferuar në Old Trafford.

Ramos, 37 vjeç, nuk ka luajtur kurrë në Premier League gjatë karrierës së tij.

Por ai pretendon se është një tifoz i madh i kampionatit anglez, madje duke shtuar se babai i tij e adhuron United. I pyetur për lëvizjen e tij të mundshme në Old Trafford nëntë vjet më parë, Ramos tha:

“Po, isha afër të luaja për United. Babai im është një tifoz i madh i asaj skuadre, por unë qëndrova aty ku duhej, te Real Madrid.

“Pavarësisht gjithçkaje, unë ruaj admirimin tim për klubin, për Premier League dhe për lojtarët, sepse ritmi i lojës është i ndryshëm dhe është një kampionat nga i cila të gjithë mund të mësojmë shumë.

“Isha i lumtur që qëndrova në Madrid dhe tani jam i lumtur që jam te Sevilla”.

Pas refuzimit të United në vitin 2014, Ramos fitoi dy tituj të tjerë La Liga dhe tre Champions League në Santiago Bernabeu.

Abonohu

Për t'u përditësuar me të gjitha lajmet e fundit, ofertat dhe njoftimet speciale.

spot_img

Artikuj të ngjajshëm