Dje gjatë natës ka marrë flakë një kasolle në Batincë të Shkupit.
– Dje (31.10.2024) në ora 00:44 në SPB Shkup është raportuar se në rrugën për në fshatin Batincë të Shkupit është djegur një kasolle në pronësi të S.M (30) nga fshati Batincë i Shkupit. Zjarri është shuar nga ekipi i Brigadës së Mbrojtjes nga Zjarri. Nuk ka persona të lënduar. Në vendin e ngjarjes kanë dalë zyrtarë policorë nga SPB Shkup, ka njoftuar policia.





