Kristofer Hill dëshmon sot në Hagë për rastin e Thaçit dhe të tjerëve

Ish-emisari special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Christopher Hill, do të dëshmojë të hënën në Gjykatën Speciale të Hagës.

Seanca ku pritet të nisë dëshminë Hilli, do të fillojë në orën 14:00.

Hill luajti një nga rolet kryesore në negociatat që i paraprinë konferencës në Rambuje në vitin 1999.

Ai ishte i përfshirë në negociatat me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës dhe mori pjesë në përpjekjet diplomatike rreth Marrëveshjes së Rambujesë.

 

Abonohu

Për t'u përditësuar me të gjitha lajmet e fundit, ofertat dhe njoftimet speciale.

spot_img

Artikuj të ngjajshëm