I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak këtë javë do të qëndroj në Zvicër, kur do të diskutojë lidhur me Ballkanin Perëndimor dhe procesin e dialogut.
Kështu ka bërë të ditur Lajçak në një postim në Facebook, ku ka theksuar se fokusi i diskutimeve do të jetë dakordimi i arritur mes palëve në takimin e fundit të kryenegociatorëve.
Pas këtij takimi Lajçak kishte bërë të ditur se në fokus ishte avancimi dhe normalizimi i marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, veçanërisht përmes zbatimit të Marrëveshjes së vitit 2023 për Rrugën e Normalizimit.




