E enjte, 16 Janar, 2025
-0.2 C
Skopje

Mickoski dhe Ristovski në lëshimin në përdorim të sallës së rikonstruktuar sportive “25 Maji” në Radovish

Kryeministri Hristijan Mickoski dhe ministri i Sportit Borko Ristovski, sot në mesditë do të marrin pjesë në lëshimin në përdorim të sallës së rikonstruktuar sportive “25 Maji” në Radovish.

Siç njoftuan nga Ministria e Sportit, rikonstruksioni i plotë i brendshëm i sallës sportive në Radovish, e cila ka përfunduar para afatit të paraparë, është një nga investimet kapitale të Ministrisë së Sportit në infrastrukturën sportive.

Me projektin, i cili është realizuar në më pak se dy muaj,  janë rinovuar plotësisht dyshemeja dhe tribunat në sallë.  Vlera e investimit është 20 milionë denarë, theksojnë nga pres shërbimi i qeverisë.

Abonohu

Për t'u përditësuar me të gjitha lajmet e fundit, ofertat dhe njoftimet speciale.

Artikuj të ngjajshëm