E shtunë, 15 Shkurt, 2025
3.8 C
Skopje

Mickoski për fjalimin e Dodik në Shkup: Nuk kemi pritur se do ta keqpërdorë ngjarjen

“Të jetojë Maqedonia, të jetojë Serbia, të jetojë Republika Sërbska dhe të jetojë Rusia vëllazërore”, tha Millorad Dodik – kryetar i Republikës Sërbska.

Kështu lideri i serbëve të Bosnjës, Millorad Dodik e përfundoi fjalimin skandaloz në teatrin e Shkupit, me rastin e kremtimit të festës nacionale serbe “Shën Spasi”. Dodik e lëvdoi presidentin rus, Putin.

“Putin dhe udhëheqësia bënë gjithçka që të mbrojnë interesat nacionale dhe shtetërore ruse në kohën e duhur”, u shpreh Millorad Dodik – kryetar i Republikës Sërbska.

Më pas mohoi gjenocidin në Srebrenicë dhe dërgoi porosi anti NATO dhe Anti BE.

“Çfarë mbeti nga Europa? Ndonjë vlerë? Cilat vlera? Ku janë? – shtoi Millorad Dodik – kryetar i Republikës Sërbska.

Për gjithë këtë, nga rendi i parë dëshmuan kryeministri Hristijan Mickoski, më shumë funksionarë, si dhe lideri i opozitës Venko Filipçe. Një ditë më pas, Mickoski e kritikoi Dodik.

“Absolutisht nuk pajtohem dhe me të vërtet nuk kam pritur se do ta keqpërdorë atë ngjarje me dërgimin e porosive të tilla, për shkak se megjithatë ishte akademi solemne, e jo vend ku dërgohen lloj i tillë i porosive politike”, potencoi kryeministri Hristijan Mickoski.

Në mënyrë flagrante reaguan nga partia e Boshnjakëve në vend. Ata rikujtuan se Dodik është në listën e zezë të SHBA-ve për shkak të, siç shtojnë, politikave të gjenocidit.

“Dodik e vizitoi Maqedoninë e Veriut që t’i “ndihmojë” në procesin eurointegrues, siç i “ndihmoi” Bosnjës dhe Hercegovinës”, thonë nga Lidhja Demokratike Boshnjake.

Nga BDI theksuan se pushteti po i tejkalon linjat e kuqe, duke pritur një person i cili shpërndan urrejtje dhe ndarje edhe atë në objektin që e simbolizon Marrëveshjen e Ohrit dhe harmoninë ndëretnike.

“Ky akt është një goditje e rëndë për Marrëveshjen e Ohrit. Prania e Dodikut aty është një shuplakë për viktimat e Srebrenicës, për shqiptarët dhe për çdo qytetar që beson në lirinë dhe barazinë”, potencojnë nga BDI.

Përndryshe, ngjarja u organizua nga Organizata joqeveritare serbe, por mysafirët i priti ministri për raporte mes komuniteteve, Ivan Stoillkoviq. Të pranishëm ishin krerët e KOM-itdhe KOS-it, Stefan dhe Porfirij.(Tv21)

Abonohu

Për t'u përditësuar me të gjitha lajmet e fundit, ofertat dhe njoftimet speciale.

Artikuj të ngjajshëm