MSH: Janë emëruar drejtorët në tre klinika dhe në spitalin “8 Shtatori”

Ministria e Shëndetësisë njofton se ministri Arben Taravari, ditëve të fundit emëroi ushtrues detyre drejtorë mjekësorë në disa institucione shëndetësore publike

 

Siç njoftojnë nga MSH, Ognen Kostovski është emëruar drejtor në Klinikën universitare për kirurgji digjestive, Oliver Zafirovski është emëruar drejtor në Klinikën universitare për pulmologji dhe alergologji.

Ndërsa Rexhep Memedi është emëruar drejtor në Klinikën universitare për sëmundjet e fëmijëve, kurse Sinisha Stojanoski është emëruar drejtor në Spitalin e përgjithshëm të qytetit “8 Shtatori”.

Abonohu

Për t'u përditësuar me të gjitha lajmet e fundit, ofertat dhe njoftimet speciale.

spot_img

Artikuj të ngjajshëm