Ndryshimet kushtetuese kur të bindemi se s’do ketë veto nga bullgarët

Shkup 26 dhjetor – Fundi i vitit 2024 e gjen Maqedoninë e Veriut pa miratimin e ndryshimeve kushtetuese, të cilat janë kusht për vazhdimin e rrugëtimit të vendit drejtë Bashkimit Europian. Koalicioni VLEN kishte premtuar se ndryshimet kushtetuese do të realizoheshin brenda një afati gjashtëmujor pas hyrjes në Qeveri. Megjithatë, ky afat ka skaduar pa arritur rezultat. Pavarësisht kësaj, përfaqësuesit e VLEN-it kërkojnë durim dhe hapësirë për të arritur një marrëveshje politike që do të mundësojë miratimin e ndryshimeve kushtetuese në një moment të përshtatshëm për vendin

Kryetari i Parlamentit, Afrim Gashi njoftoi se ndryshimet kushtetuese për hyrjen e bullgarëve në Kushtetutë do të ndodhin kur koalicioni qeverisës të jetë i sigurt se do të ketë një shumicë parlamentare dhe kur të ketë parashikueshmëri në proces, që nuk do të thotë bllokadë e re e vendit për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Pak ditë para Vitit të Ri, afat ky i cili shpeshherë theksohej si periudha në të cilën do të miratoheshin ndryshimet kushtetuese para ardhjes në pushtet të koalicionit të ri, Gashi tha se deputetët e VLEN-it janë të gatshëm për të votuar ndryshimet kushtetuese, por që të kalojnë ato duhet të ketë pajtueshmëri edhe VMRO-DPMNE.

“Koalicioni VLEN, të gjithë deputetët janë për dhe ne, po të ishte në rend dite, do të votonim sot ndryshimet kushtetuese, por mendojmë se bashkërisht duhet të biem dakord kur është më e mira për shtetin, për të gjithë qytetarët, dhe prandaj po bëjmë të gjitha përpjekjet si mazhorancë parlamentare që të kalojmë ndryshimet kushtetuese kur është më e mira për vendin tonë, kur ka një marrëveshje politike për të dhe kur jemi të bindur se kemi parashikueshmëri në proces. Kjo do të thotë se nuk do të kemi më veto për tre muaj, për gjashtë muaj e kështu me radhë”, tha Gashi.

Ai është i gatshëm të vendosë në rend dite ndryshimet kushtetuese sapo dikush ta kërkojë, ndonëse qëndrimi i mazhorancës qeverisëse është se duhet të presim parashikueshmërinë e procesit. Ndryshimet kushtetuese, sipas Gashit, janë një çështje komplekse, e cila nuk varet nga një segment dhe element politik.

Abonohu

Për t'u përditësuar me të gjitha lajmet e fundit, ofertat dhe njoftimet speciale.

spot_img

Artikuj të ngjajshëm