New York ekipi i parë finalist në Lindje

New York Knicks është ekipi i parë finalist i play off-it në Konferencën e Lindjes në NBA. Ata fituan sot 144-114 ndaj Philadelphia, duke triumfuar 4-0 me ndeshje.

Një dominim absolut i skuadrës nju-jorkeze, që triumfoi në të katërta takimet gjysmëfinale. Të gjithë titullarët e New York realizuan mbi 10 pikë, me McBridge e Brunson që së bashku realizuan 47 pikë.

Në Konferencën e Perëndimit, barazim 2-2 me ndeshje mes San Antonio dhe Minnesota. Kjo e fundit, në fushën e saj, fitoi sot 114-109 ndaj Spurs, duke ekuilibruar shifrat.

Një ndeshje në përgjithësi e ekuilibruar, teksa të dyja skuadrat dueluan për fitoren. Anthony Edwards me 36 pikë ishte lider në fushë për Minnesota, që synon të jetë surpriza e sezonit.

Konferenca e Lindjes, gjysmëfinale

(1-4), Detroit – Cleveland, (2-0)

(2-3), New York – Philadelphia, 144-114 (4-0)

Konferenca e Perëndimit, gjysmëfinale

(1-4), Oklahoma – Lakers, (2-0)

(2-3), San Antonio – Minnesota, 109-114 (2-2)

Abonohu

Për t'u përditësuar me të gjitha lajmet e fundit, ofertat dhe njoftimet speciale.

spot_img

Artikuj të ngjajshëm