New York mund Indiana dhe rihyn në lojë për titullin në Konferencën e Lindjes

New York fitoi 106-100 ndaj Indiana në finalen e tretë play off të Konferencës së Lindjes në NBA, duke rihapur garën për titullin kampion.

Një ndeshje me rivalitet gjatë gjithë kohës, ku të dyja ekipet dueluan për fitoren. Indiana, që fitoi dy takimet e para jashtë fushe, këtë herë zhgënjeu në fushën e saj.

Gjithsesi, Indiana udhëheq 2-1 serinë. Karl-Anthony Towns me 24 pikë e 15 rebound si dhe Jalen Brunson me 23 pikë u dalluan për nju-jorkezët.

Në kahun tjetër, Tyrese Haliburton realizoi 20 pikë për Indiana, por që s’mjaftuan për të fituar. Edhe ndeshja e katërt do të luhet në fushën e Indiana.

Konferenca e Lindjes-Finale

New York – Indiana, 106-100 (1-2)

Konferenca e Perëndimit-Finale

Oklahoma – Minnesota, (2-1)

Abonohu

Për t'u përditësuar me të gjitha lajmet e fundit, ofertat dhe njoftimet speciale.

spot_img

Artikuj të ngjajshëm