Momente emocionesh të mëdha në grand slam-in e Roland Garros për të nderuar një nga ikonat e këtij turneu dhe tenisit botëror, spanjollin Rafael Nadal, fitues 14 herë i turneut më të rëndësishëm në fushat me dhè.
Në tribuna, përveç familjes, ishin edhe Carlos Alcaraz dhe trajneri i tij Juan Carlos Ferrero. Nga turma në tribuna, të gjithë brohorasin për ish-kampionin spanjoll, i cili mezi i mbante lotët nga emocioni.
Më pas Nadal iu bashkuan në fushë miqtë e rivalët e tij të përhershëm, me të cilët ai ka luftuar gjatë gjithë karrierës së tij: Roger Federer, Novak Djokovic dhe Andy Murray.
Ceremonia përfundoi kur Rafa mori një trofe me të gjitha triumfet e tij pariziane dhe fjalët “Legjenda” të shkruara mbi të.
Dhe, më në fund, gjurmën e dorës së tij në Philippe Chatrier dhe nr.14, një homazh që bëri tenistin më të madh të fushave me dhè të të gjitha kohërave të shpërthejë në lot.






