E martë, 30 Shtator, 2025
18.8 C
Skopje

Osmani: Mickoski është albanofob, Çairi do të jetë oazë bashkëjetese

Nuk ka qenë për mua befasi, edhe mendoj që Mikovski do vazhdojë kështu me këtë fjalor, me këtë shprehje, për shkak se Mickoski në natyrë është albanofob. Kështu është deklaruar kandidati për Komunën e Çairit, nga ana e AKI-së, Bujar Osmani, duke u përgjigjur në pyetjen gazetareske në lidhje me deklaratat e fundit të kryeministrit aktual Mickoski, për zhdukjen e BDI-së nga skena politike.

“Ai i urren shqiptarët, ju e shihni në të folurit e tij, në sjelljen e tij. Ai në ekipin e tij nuk ka asnjë shqiptar në kabinet. Ai kur udhëton jashtë shtetit, nuk merr asnjë shqiptar. Ai e anulon balancuesin, për shkak se nuk do të shohë shqiptarët në institucione. Ai e anulon gjuhën shqipe, për shkak se i pengon gjuha shqipe. Unë besoj që ai edhe i shqyen letrat nëse ka gjuhë shqipe. Dhe kjo është natyra e tij, dhe kjo është më e fuqishme se ai. Por, ajo që më pengon mua është që kjo urrejtje e tij ndaj shqiptarëve e projekton te qytetarët e Maqedonisë së Veriut. Dhe ne këtu në këtë shtet multietnik, e kemi bashkëjetesën shtyllën më të rëndësishme dhe duhet ta ruajmë si sytë e ballit”, tha Osmani.

Osmani është zotuar se urrejtja e tij nuk do të kalojë muret e Çairit. Për shkak se, siç tha Osmani, unë Çairin do ta shndërroj në oazë të bashkëjetesës, ku njerëzit respektohen.

“Unë do krijoj fond për përfaqësim të drejtë për të gjitha komunitetet. Unë në komunë do krijoj departament për të mbrojtur gjuhët zyrtare, për gjuhën boshnjake, gjuhën turke, pse jo edhe atë rome. Dhe do e ruajmë dhe mbrojmë Marrëveshjen e Ohrit deri sa ajo përsëri të shtrihet në gjithë territorin”, përfundoi Osmani.

Abonohu

Për t'u përditësuar me të gjitha lajmet e fundit, ofertat dhe njoftimet speciale.

spot_img

Artikuj të ngjajshëm