Presidenti i Panamsë Joze Raul Mulino e hodhi poshtë premtimin e Donald Tramp se SHBA do ta “kthejë” Kanalin e Panamasë.
“Kanali është dhe do të vazhdojë të jetë i Panamasë dhe administratës së tij do të vazhdojë të jetë nën kontrollin e Panamasë për sa i përket neutralitetit të vazhdueshëm”, përsëriti Mulino pas fjalimit inaugurues të Trampit.
Mulino, gjithashtu, e hodhi poshtë pretendimin e Trump se Kina “drejton” me kanalin, i cili lidh Detin e Karaibeve me Oqeanin Paqësor.
“Nuk ka prani të asnjë kombi në botë që ndërhyn në administratën tonë”, tha Mulino pa përmendur drejtpërdrejt Kinën.
Mulino bëri thirrje për dialog për këtë çështje që të “sqarohen pikat e përmendura pa cenuar të drejtën tonë, sovranitetin e plotë dhe pronësinë e kanalit tonë”.
Drejtoria e Kanalit të Panamasë deklaroi për Si-En-en-in se nuk do t’i komentojë komentet e Trampit.
Trampi gjatë fjalimit të tij inaugurues pohoi se Panamaja i ka shkelur marrëveshjet për të cilat duhet neutralitet në menaxhimin e kanalit.
“Anijet amerikane janë të mbingarkuara seriozisht dhe nuk trajtohen në mënyrë të drejtë në asnjë mënyrë dhe formë, dhe kjo përfshin Marinën amerikane “, tha Trampi.
“Dhe para së gjithash, Kina drejton Kanalin e Panamasë dhe ne nuk ia dhamë Kinës. Ia dhamë Panamasë. Dhe ne po e kthejmë mbrapa”, shtoi ai.