Kryeqyteti po mbytet në tym edhe mëngjesin e sotëm. Sipas faqes së specializuar për matjen e cilësisë së ajrit IQAir, Shkupi sot në mëngjes është qyteti më i ndotur në Evropë dhe i pesti në botë.
Shkupi për shkak të tymit të dendur nuk shihet as nga kamera e NQP Shkup e vendosur në Kryqin e Mijëvjeçarit.





