E shtunë, 22 Mars, 2025
16.8 C
Skopje

Van Dijk larg Liverpool dhe Europës, nga Arabia vjen oferta e jashtëzakonshme

E ardhmja e mbrojtësit Virgil Van Dijk është gjithnjë e më shumë larg Liverpool, madje edhe larg Europës. Lojtari 33-vjeçar ka një kontratë më “reds” që skadon në fund të këtij sezoni, ndaj klubet e interesuara për të janë të shumta.

Sipas asaj që ka zbuluar “L’Equipe”, holandezi ka marrë një ofertë të parë nga arabët e Al-Hilal, që i kalon 20 milionë euro në sezon. Kapiteni i Liverpool po reflekton dhe nuk ka dhënë ende një përgjigje për këtë çështje, duke preferuar të fokusohet tek fundi i sezonit.

Pas eliminimit nga Champions League, ai ka ende dy trofe që mund të fitojë, finalja e Carabao Cup të dielën dhe titulli kampion në Premier League. Gjithsesi, kjo mbetet një ofertë shumë e favorshme për shkak të ambicieve të klubit saudit në kuadër të Kupës së Botës për klube të kësaj vere.

Nuk e kam idenë për momentin se çfarë do të ndodhë me të ardhmen time, vërtet. Kam ende ndeshje për të luajtur këtë sezon dhe ky është përqendrimi im. Nëse ka ndonjë lajm, do ta dini. Ka disa diskutime në prapaskenë por kjo është e gjitha”, tha Van Dijk.

Abonohu

Për t'u përditësuar me të gjitha lajmet e fundit, ofertat dhe njoftimet speciale.

Artikuj të ngjajshëm