Xhaferi në Tearcë: Investimi në komunat siguron zhvillim vendor dhe të ardhme për qytetarët

 Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, sot ishte për vizitë pune në Komunën e Tearcës, ku u takua me kryetarin e Komunës dhe këshilltarët. Ai vizitoi edhe SHFK “Asdreni” në fshatin Gllogjë, dhe inspektoi rrugën e ri konstruktuar lokale në fshat.

“Në  bisedën me autoritetet vendore, Kryeministri Xhaferi theksoi se me përmirësimin e infrastrukturës në të gjithë territorin e vendit, Qeveria tregon se të gjithë qytetarët, pavarësisht se në cilën pjesë të shtetit jetojnë, janë njëjtë të rëndësishëm dhe se Qeveria pikërisht me projekte dhe investime tregon kujdesin e saj ndaj komunave dhe për nevojat prioritare të qytetarëve nga komunitetet lokale”, thuhet në kumtesën e Qeverisë.

Rikonstruktimi  i objektit të shkollës në SHFK “Asdreni” në fshatin Gllogjë, që po ashtu e vizitoi Kryeministri sot, ka  përfunduar në dhjetor të vitit  2023. Rikonstruktimi ka përfshirë vendosjen e fasadës termo-izoluese, rinovimin e sallës së sportit dhe riparimin e dyshemeve të dëmtuara, me çka  u mundësoi nxënësve të vijojnë mësimet në kushte të shkëlqyera.

Xhaferi ka inspektuar edhe rrugën lokale në fshatin Gllogjë, me të cilën përmirësohet funksionimi i këtij vendi. Ai theksoi se rikonstruktimi i rrugës lokale në fshatin Gllogjë është vetëm një nga dhjetëra projektet investuese të autoriteteve vendase në vend, të cilat kanë mbështetjen e plotë të Qeverisë përmes disa programeve të ndryshme.

“Me ndërtimin dhe rehabilitimin e rrugëve vendore  në komunat, Qeveria përmirëson jetesën urbane, siguron zhvillim ekonomik vendor, siguri në komunikacion dhe komunikim më të mirë ndërmjet qytetarëve”, thuhet në kumtesë.

Abonohu

Për t'u përditësuar me të gjitha lajmet e fundit, ofertat dhe njoftimet speciale.

spot_img

Artikuj të ngjajshëm