Zjarr në Trubarevë, e shuajnë disa ekipe, zjarrfikësit kanë ndërhyrë edhe në Lisiçe

Një zjarr ka shpërthzer në kompaninë “Zero Mbeturina” në Turbarevë, ndërsa në shuarjen e tij janë përfshirë disa ekipe nga Brigada e Mbrojtjes nga Zjarri e Qytetit të Shkupit, që paraprakisht kanë ndërhyrë edhe në shuarjen e zjarrit në Fabrikën e vjetër të Çimentos në rrugën “Gornovranovska” në Lisiçe të Epërme, konfirmuan nga Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim dhe Brigada për Mbrojtje nga Zjarri e Qytetit të Shkupit.

“Ka një zjarr të madh në Trubarevë, i cili ka prekur materialet e mbeturinave, po shuhet me disa ekipe”, deklaroi për MIA-n Zvonko Tomevski, komandant i Brigadës për Mbrojtje nga Zjarri të Qytetit të Shkupit.

Siç tha, zjarri në Fabrikën e vjetër të Çimentos në rrugën “Gornovranovska” në Lisiçe të Epërme tashmë është shuar.

Abonohu

Për t'u përditësuar me të gjitha lajmet e fundit, ofertat dhe njoftimet speciale.

spot_img

Artikuj të ngjajshëm