Eliminimi i Real Madridit nga Kupa e Mbretit, falë Barcelonës, mund të mos ketë ardhur vetëm për shkak të mungesës së golave të shënuara. Mirëpo mungesa e Cristiano Ronaldo është e vërejtshme në skuadrën e “Los Blancos” këtë sezon, pasi që madrilenët i kanë humbur 26 gola.
Deri më tani, gjatë këtij sezoni, Real Madridi i ka shënuar 87 gola, 37 prej të cilave në “Santiago Bernabeu”. Ky është rekordi më i keq i tyre gjatë nëntë sezoneve të fundit, transmeton Gazeta Express, përcjell gazeta KOHA.
Skuadra e Santiago Solarit i shënon mesatarisht 2.02 gola për ndeshje. “Los Blancos” i ka shënuar 16 gola më pak se në sezonet më të dobëta të Real Madridit gjatë kohës së fundit. Në sezonet 2010/11, 2012/13 dhe 2017/18, madrilenët i shënuan 103 gola.
Vetëm dy ekipe kanë hyrë në mars me mbi 100 gola të shënuara gjatë këtij sezoni. Paris Saint-Germaini i ka shënuar 108 gola në 36 ndeshje, ndërsa Barcelona e arriti shifrën prej 100 golave në Bernabeu, të mërkurën, me mesatarisht 2.43 gola për ndeshje.
Ndërsa, Manchester City i Pep Guardiolës ka regjistruar mesatarisht 2.68 gola për ndeshje, apo gjithsej 94 në 35 ndeshjet e zhvilluara deri më tani.
Rekordet për gola të shënuara të Real Madridit, gjatë sezoneve të kaluara:
- 2009/10 – Gjithsej gola: 104; Gola në shtëpi: 55
- 2010/11 – Gjithsej gola: 103; Gola në shtëpi: 63
- 2011/12 – Gjithsej gola: 131; Gola në shtëpi: 73
- 2012/13 – Gjithsej gola: 103; Gola në shtëpi: 57
- 2013/14 – Gjithsej gola: 116; Gola në shtëpi: 57
- 2014/15 – Gjithsej gola: 116; Gola në shtëpi: 57
- 2015/16 – Gjithsej gola: 119; Gola në shtëpi: 71
- 2016/17 – Gjithsej gola: 122; Gola në shtëpi: 53
- 2017/18 – Gjithsej gola: 103; Gola në shtëpi: 45