Një zjarr ka shpërthyer në konviktin e qendrës së stërvitjeve të ekipit të të rinjve të Flamengos, duke lënë të vdekur 10 persona, raporton BBC.
Tre të tjerë kanë mbetur të lënduar kur shpërtheu zjarri në qendrën stërvitore “Ninho de Urubu” të klubit të futbollit Flamengo në Rio de Janeiro, transmeton Koha.net.
Sipas mediave lokale të gjitha viktimat janë atletë të rinj.
Ende nuk dihet shkaku i shpërthimit të zjarrit.
Flamengo është një nga klubet më të mëdha në Brazil, dhe klubi më i njohur brazilian në nivel ndërkombëtar.
Ylli i Real Madridit, Vinicius Junior, i cili ka luajtur për Flamengon, thotë se është shumë i trishtuar nga ky lajm.
“Aq lajm trishtues. Po lutem për të gjithë, forca, forca, forca”, ka shkruar ai në Twitter.