Sulmuesi i PSV Eindhoven, Steven Bergwijn do të përballet të martën në mbrëmje me Lionel Messin në “Camp Nou” dhjetë vjet pasi ka realizuar një foto me yllin e Barcelonës kur ishte vetëm një fëmijë 10-vjeçar. Në vitin 2008, Bergwijn dhe familja e tij ishin në Katalunjë për një udhëtim dhe panë skuadrën blaugrana të mundte Leanten 5-1. Po atë mbrëmje, ata mësuan se ishin në të njëjtin hotel me skuadrën e drejtuar asokohe nga Frank Rijkaard.
Bergwijn ishte vetëm dhjetë vjeç kur takoi në atë kohë yllin argjentinas, i cili nga ana e tij ishte 21 dhe sapo kishte filluar të mahniste botën me talentin e tij. Të martën, të dy do të luajnë kundër njëri-tjetrit për fitoren e parë në Champions League. Por edhe pse trajneri i PSV, Mark van Bommel, ka thënë se nuk i intereson nëse lojtarët e tij vrapojnë mas Messit për fanellën e tij, nëse luajnë mirë dhe marrin rezultat pozitiv, Bergëijn thekson se tani nuk është më fëmija i vogël që takonte një futbollist të madh.
“E mbaj mend akoma atë ndeshje kundër Levantes. Luante skuadra e Frank Rijkaard, me Xavi, Iniesta, Ronaldinho, Eto’o dhe sigurisht Messi që sapo kishte shpërthyer”, kujton Bergwijn. “Fjetëm në të njëjtin hotel dhe aty ishte një dhomë e vogël me kompjutera ku unë dhe vëllai im rrinim. Aty folëm dhe bëmë foto me ta. Është diçka e veçantë që dhjetë vjet më pas unë do të jem në fushë kundër tij”. Përveç Bergëijn, te PSV luan edhe lojtari i Meksikës që spikati më tepër në Botëror, Irving Lozano. Një ditë ai mund të luajë krah Messit pasi flitet se Barca është i interesuar për të, por për momentin ka një tjetër objektiv. “Menaxheri im tha se Barcelona kishte pyetur për mua dhe do të ishte ëndërr të luaja aty në të ardhmen, por e rëndësishme tani është që të përqendrohem te PSV dhe të shijoj këtë ndeshje”, tha meksikani