Shkup, 21 mars – Prokuroria Speciale Publike sot publikoi tre hetime të reja kundër 25 personave fizikë dhe katër personave juridikë për vepra penale keqpërdorim të detyrës zyrtare, mashtrim dhe larje parash.
Këtë në deklaratën e sotme për media e theksoi prokurorja speciale Fatime Fetai.
Hetimi i parë zhvillohet nën emrin “Regjistrimi” kundër kryetarëve të VMRO-DPMNE-së Nikolla Gruevski dhe BDI-së Ali Ahmeti, të cilët janë të dyshuar se në tetor të vitit 2011 duke i përdorur autorizimet e tyre si kryetarë të partive politike janë dakorduar ta ndërpresin regjistrimin e popullsisë dhe t’i fshehin faktet e pavolitshme për strukturën demografike të popullsisë.
Me këtë kanë shkaktuar dëm në Buxhet në vlerë prej 175.123.909 denarëve.
“Ekziston dyshim i themeluar se me qëllim si koalicion qeveritar ta fshehin faktin se nuk kanë kapacitet politik që të organizojnë regjistrim real të popullsisë, amvisërive dhe banesave në RM, si dhe t’i mbyllin faktet e pavolitshme për gjendjen demografike dhe ekonomike të popullatës në vend, që ka rezultuar me shpërngulje të madhe të popullatës të aftë për punë në Republikën e Maqedonisë, e kanë stopuar regjistrimin”, deklaro Fetai.
Me qëllim që të evitohen përgjegjësia, për të cilën siç theksoi Fetai nga bisedimet tregohet se kanë qenë koshient, janë kontraktuar shkaqet për stopimin e regjistrimit në opinion që t’i prezantojnë si problem me karakter teknik dhe paaftësi e Komisionit shtetëror të regjistrimit.
“Thjeshtë, të dyshuarit kanë kuptuar se me operacion ligjor të regjistrimit do t’u shkaktohet dëm i madh partive të atëhershme qeveritare, BDI dhe VMRO-DPMNE dhe me këtë edhe atyre vetë si liderë të këtyre dy partive, kështu që duke u prirur nga interesa personale dhe mbajtje të fuqisë në shoqëri kanë vendosur që deri atëherë mjetet e shpenzuara thënë kushtimisht t’i hedhin në ujë. Në atë mënyrë e kanë dëmtuar Buxhetin në vlerë prej 175.123.909 denarëve”, tha Fetai.
“I fuqishmi” dhe “Aktor”, hetime të reja të PSP-së
Rasti i dytë për të cilin PSP-ja ka ngritur procedurë hetimore është titulluar “I fuqishmi” dhe ka të bëjë për një deputet i cili ishte shumë me ndikim në kohën kur ka ndodhur ngjarja, babai i tij dhe kryetari i atëhershëm i komunës së Makedonski Brodit.
Siç theksoi prokurorja, Fatime Fetai, deputeti e udhëzoi kryetarin e komunës për ta manipuluar Këshillin e komunës së Makedonski Brodit dhe babait të tij t’ia shesë objektin në fshatin Ixhishte në të cilën ishte e vendosur e Plasnicës dhe ishte pronë e Republikës së Maqedonisë. Ai i ka manipuluar këshilltarët dhe u ka thënë se i është dhënë koncesion 30 vjeçar babait të deputetit dhe se dëshiron të hapë atje biznes privat.
Për shitjen e objektit është organizuar ankand publik të cilin kryetari i komunës nuk e ka shpallur në Gazetën zyrtare dhe në të vetëm është paraqitur babai i deputetit i cili e ka blejë objektin për 670 denarë më shumë nga çmimi fillestar. Më pas me mashtrim në kadastër ka arritur ta futë objektin në emrin e tij, ndërsa i është shitur edhe tokë shtetërore me çmim prej 100 denarëve për një metër katror edhe pse çmimi në treg arrin 400 denarë. Në atë mënyrë ka përfituar vlerë pronësore prej 1.795.800 denarë, si dhe 1.176.000 denarë për blerjen e tokës.
Kur e ka kuptuar kryetari i komunës së Plasnicës, Ismail Jajovski se është shitur objekti në të cilin është e vendosur komuna, ka kërkuar nga Qeveria ta analizojë situatën dhe komisioni konfirmoi se janë bërë shumë lëshime gjatë shitjes dhe se komuna ka shitur pronë që është e shtetit.
Që t’i hakmerret kryetarit Jajovski, deputeti i ka dërguar inspektime në kompaninë e tij “Pucko petrol”, ndërsa gjykatësin i cili e ka gjykuar rastin e ka lustruar dhe i është ndaluar ta kryejë këtë veprim.
Për këtë vepër gjithsej akuzohen 13 persona.
Rasti i tretë është quajtur “Aktor” dhe ka të bëjë për favorizimin e kompanisë greke “Aktor” për ndërtimin e autostradës Demir Kapi – Smokvicë edhe pse, siç tha Fetai, ofertë më të mirë ka pasur kompania italiane “Toto”.
Kryeministri i atëhershëm i ka imponuar ministrit të atëhershëm të Transportit dhe Lidhjeve që ta eliminojë kompaninë italiane sepse, siç ka thënë, atë në Maqedoni e përfaqësojnë komunistë dhe t’ia dorëzojë ndërtimin e autostradës, kompanisë greke “Aktor”.
Ministri i Transportit dhe Lidhjeve u ka imponuar anëtarëve të komisionit të cilët kanë kryer evaluim për ta shmangur “Aktor”-in me çka shteti është dëmtuar me 7.811.593 euro.
Përveç kësaj në lëndën “Aktor” ka dyshime edhe për pastrim parash që është zbatuar përmes katër kompanive të cilat të punësuarve të tyre u kanë paguar paga të larta, pas çka menjëherë në Negotinë janë shndërruar në euro dhe u janë dhënë grekëve në dorë.
Në këtë mënyrë janë pastruar 31.856.811 euro në periudhën nga viti 2012 deri në vitin 2016.
Lëndë e hetimit do të jenë dhjetë persona fizikë dhe katër persona juridik.
PSP-ja e ndërmerr rastin “Monstra”
Prokuroria Speciale Publike është kompetente për lëndën “Monstra” për vrasjen e pesëfishtë në Liqenin e Smillkovës në prill të vitit 2012.
“Shpresojmë se për seancën në prill do të jemi të gatshëm për prezentim para gjykatës. Procedura vazhdon në fazën në të cilën ndodhet lënda”, deklaroi prokurorja Publike Speciale, Katica Janeva në pres konferencën e sotme.
Vrasja në Liqenin e Smillkovës ndodhi më 12 prill 2012, të enjten e madhe, para Pashkëve kur u vranë Krie Triçkovski, Filip Sllavkovski, Cvetanço Ackovski, Aleksandar Naqevski dhe peshkatari Borçe Stefanovski.
Për vrasjen e pesëfishtë në Liqenin e Smillkovës, me burgim të përjetshëm u dënuan Alil Demiri, Afrim dhe Agim Ismailoviq dhe Fejzi dhe Haki Aziri si dhe Sami Luta.
Pas pezullimit të aktgjykimeve, Gjykata Supreme në dhjetor të vitit të kaluar i liroi nga burgu të dënuarit Agim Ismailoviq, Haki Aziri, Sami Luta dhe Fejzi Aziri dhe u caktoi masë kujdesi. Për Gjykatën akoma të pakapshëm janë Alil Demiri dhe Afrim Ismailoviq për të cilët janë shpallur urdhërarrestime ndërkombëtare.