Në një pritje diplomatike, ambasadori nikoqir m’u përgjigj : “ka shumë dramë e teatër simulues në vend, çdo gjë përjetohet me shumë emocionalizëm! ” kërshërisë së pyetjes sime se ç’sqimë i jep shoqëria jonë atij
Nga Adelina MARKU
Jemi vërtetë të ngulur në dimensionin e dramës e teatralitetit kur ende dëgjojmë se merremi me emocionalzimat simbolike në politikë të tipit: përsëri do e ndërrojmë emrin e shtetit dhe se askush nuk mund të denatyrojë maqedonizmën! Që e vërteta të jetë e balancuar ajo flet se nuk janë vetëm këto emocionalzima të vetme politike që do na shkallmojnë trurin gjatë kampanjës në zgjedhjet parlamentare të 2020 sepse edhe shqiptarët do merren me një emocionalizëm sindromi stokholmian e që do tingëllojë kështu disi: ne, ne e bëmë shtetin të shkojë në NATO….! e të këtilla trivialitete politike.
Të drejtat e pashfrytëzuara e në emër të zhvillimit, fatkeqësisht nuk janë interesimi e fokusi I partive politike. Ky është argumenti im! E cili është emëruesi I përbashkët I këtij konstatimi? E thjeshtë është përgjigja sepse ka të bëjë me potencialin e pashfrytëzuar ekonomik! Ne në esencë, vetëgrryejmë trajektoret tona politike duke I përbrenduar vazhdimisht ato përmes një gare iracionale etnike, pa lënë e krijuar hapësirë çeljeje dere e ecje në një autostradë ndryshe zhvillimore.
Nëse më hollë e sheh punën, pra nëse maqedonasit duan të mbajnë një gjë që e kanë në fakt – pra identitetin kulturor, por që do e plasojnë si diçka të rrëmbyer nga dikush qëllimshëm dhe, nëse shqiptarët merren me arsyetime të tipit se pa ne s’do bëhej gjë, kam përshtypjen se kjo garë e zgjedhjeve parlamentare do jetë shumë “anemike” në plasim idesh. Diplomati nuk gaboi kur tha se drama e teatri simulues nuk po na lejon të shohim realitetin tonë ndryshe. Pra, çelësi I ndryshimit në shoqëri qëndron në faktin se sa duam të shohim gotën e mbushur. Përse nuk e bëjmë këtë ? Përse gota vazhdimisht shprazet syve tanë ? Analiza ime tregon për argumentin e elementit : MOSHË të lidershipit në vend e që kronikisht mbetet lidhur me STILIN POLITIK të trashëguar- bashkë me arketipin e memories së strukturuar qëllimshëm prandaj dhe si më të lehtin produkt për t’a ricikluar. Si rrjedhojë edhe narrativi I kampanjave zgjedhore I ngjan njëra tjetrës në vazhdimësi. Më një fjalë, ne bëjmë “copy past” kthyes sa herë që kontekti politik merr hov të plasojë një ide të re zhvillimi. Përse “copy past ” na del më I lehti për ta avancuar vazhdimisht si retorikë politike? Sepse çdo gjë tjetër e në syrin e reformës së institucioneve është e vështirë të implementohet. Nëse mungon vullneti politik ose nëse pengesë është MOSHA e gjeneratave që I prijnë këto institucione?- kjo do ishte pyetja retorike. Po, është një konstatim që ka të bëjë me NDËRRIMIN E GJENERATAVE. Gjenerata e lidershipit të institucioneve në vend është po ajo që ka ricikular veten vazhdimisht në ciklonin e korrupsionit e sidomos në sistemin e së drejtës në vend. Nevoja për iluminim cilësor të këtij sistemi, plasohet nga po ata që e kanë krijuar këtë sistem. Prandaj, INHIBIMI I reformës së institucioneve merr kontura të qëllimshme e ne, votuesit, vazhdimisht gjejmë veten të themi : “s’duan, prandaj nuk e bëjnë! “. Intuita e votuesit është gjithmonë ajo që duhet trajtuar, sepse e vërteta është se kultura politike që lypset bërë reformën, plasohet nga ata që e zhbënë dhe e denatyruan atë me mbi dy dekada në këtë vend ! Ndryshimi – në ardhtë, nuk do dallohet si I tillë edhe gjatë kohë këtyre anëve !
Demokracia në vende të ndryshme del të sheshtohet ndryshe ndryshe, ndërsa ne demokracisë sonë I kemi dhënë dimensionin më të rëndë të mundshëm për t’a bluajtur, atë dramatikun, atë që na mban të lidhur fort me emocionin e një gare jo-kohezive në fakt, prandaj dhe jo-zhvillimore. Idetë për mbindërtim të një garre ku zhvillimi ekonomik do ishte alfa e omega e shoqërisë sonë, zëvendësohet me një narrativ që e quajnë nacionalist e si pasojë, emocionalist. Konsumentët, pra votuesit e këtij narrativi politik, saças do harrojnë mizerien ekonomike të përditshëmrisë së tyre duke u nxitur të shqetësohen për dilemat e tipit : a do e ndërrojmë përsëri emrin e shtetit dhe a do ketë konsensus nacional në këtë drejtim përsëri dhe e dyta, deri kur etnitë jo shumicë do abuzojnë më simbolizmin e gjuhës politike që ka të bëjë me integrimet euroatlantike! Kjo psikologji politike tek votuesi sot sapo ia ka nisur të lëvrohet e me bollëk. Kultura kontekstuale jona e gërryen veten në mënyrë sistemore për kaq gjatë kohë, prandaj dhe nuk e tejkalon dot këtë dimension për të marrë trajtë tjetër, pra atë garues në aspektin e ofertave për zhvillim ekonomik. Kohezioni social në një shoqëri si kjo e jona buron vetëm nga barazia ekonomike e cila mëtej balancon atë etniken. Çdo eksperiment tjetër, është një ”bull shit” i dalë nga ndonjë formulë akute narrativi politik dalur nga epruvetat simulakruese të PR partive politike. Manipulim i ri, padyshim!
Ajo çka është për t’u analizuar është se cilës grupmoshë ia gatuajnë këtë narrativ partitë politike në vend? Analiza ime flet se secilës grupmoshë, përveç asaj që është mbi 18 vjeç. Të gjithë ne që nuk jemi të kësaj gjenerate që sot I ka 18 vjet, kemi memorien e së kaluarës emocionaliste e poaq emocionaliste aktualisht. Ne të kësaj gjenerate nuk jemi pragmatikë në esencë, sepse emocionalizmi vazhdues e riciklues I matricës politike ka krijuar mosbesim ndaj këtij narrativi politik, prandaj indolencë me bollëk dhe mosbesim të skajshëm në veten tonë. Pra,me vetëdije shkojmë në garë politike mbushur plot mosbesim organik. Ne racionalizojmë kësisoj: sikur mos të ishin ndërkombëtarët, kjo tansi gjeografike nuk do e shpëtonte veten. Prandaj jemi dhe shumë mosbesues ndaj këtij lidershipi që mban gjallë narativin e njëjtë për kaq gjatë kohë. Ky narrativ monolit, sot përkthehet si i pakuptuar nga grupmosha 18 vjeç e mbi! Konstatimi im, ndaj dhe sugjerimi partive politike në vend është si të ngazëllesh në garë këtë grupmoshë. Kjo është platforma mbi të cilën duhet ndërtuar narrativi I partive politike sot. Vetëm biseda me 18 vjeçarët e mbi këtë moshë do mund të ndihmonte në shkëputjen nga emocionalizmi I së kaluarës, prandaj dhe krijimin e një narrativi të ri zhvillues në vend. Kjo bisedë me të rinjtë duhet bërë sa më shpejt e sa më cilësisht, sepse çdo gjë tjetër, është baras me “bull shit” e parë e stërparë kaq herë deri më tani kësaj ane!
(Autorja është kolumniste e rregullt e gazetës KOHA)