Albert Krasniqi nga DnV, në konferencën e dytë për shtyp lidhur me procesin e zgjedhjeve lokale, ka raportuar për parregullësit që kanë ndodhur deri në këtë orë në të gjitha qendrat e votimit. Sipas monitorimit të tyre ata kanë evidentuar se kanë ndodhur 180 raste të fotografimit të votës në të gjithë Kosovën. “Edhe në këto zgjedhje ka pasur fotografim të votës – dhe njërës që kanë votuar jashtë kabinës së votimit”, ka thënë Krasniqi.Po ashtu ai ka treguar se “një person ka votuar letërnjoftim të gruas, por mbi të gjitha nuk ka pasur grupe të organizuara që dëshirojnë ta dëmtojnë procesin zgjedhor”. Ndërsa sipas DnV deri më tani kanë votuar më shumë 276 mijë qytetarë në nivel vendi apo 14.61%,.
“Tri komunat ku është votuar më së shumti janë Kllokoti, Mamusha dhe Leposaviqi. Ndërkaq komunat ku është votuar më së paku janë Skenderaj, Dragashi dhe Rahoveci”, ka thënë Albert Krasniqi gjatë konferencës për media.