Shkup, 30 janar – Përfaqësuesja e Maqedonisë në Karate do të marr pjese në Kampionatin Evropian për kadet, Juniorë dhe U21 qe do te mbahet në Soçi të Rusisë nga data 02-04 shkurt 2018. Përfaqësuesja e Maqedonisë do te paraqitet me 20 garues në kategori te ndryshme (femra dhe meshkuj), kata dhe kumite ( luftëra ) në mesin e tyre edhe Doan Osmani U21 -75 kg (KK “Fati” Tetovë), Ardit Marku U21 – 60 kg (KK “Uraniku” Dibër), Krenar Xhaferi junior +76 kg (KK “Shkëndija Tetovë) dhe Fahik Vejseli junior -61 kg (KK “Olimpik” Shkup). Favoriti nga shqiptarët është Doan Osmani, kampion aktual ballkanik në kategorinë -75 kg në Mal të Zi që u zhvilluan në dhjetor t vitit 2017.
“Jam i kënaqur me formën e tyre fizike dhe tekniko-taktike te garueseve të mi pasi që në stërvitjet e fundit që i zhvilluam në Shkup me reprezentacionin, pash një formë goxha të bukur të 8-garuesve ne kategorinë e juniorëve të vjetër 18-21 vjet. Favorit janë të gjithë dhe të gjithë janë në formën e duhur për të bërë rezultate kulminante. Pres një karakter të fort, pa nënçmuar as veten dhe as kundërshtarin, derisa mbrojtjen apo rezultatin pozitiv do ta ruajmë me sulm për të qen më bindës të çdo rrethi. Në Soçi askush nuk do ta ketë të lehtë kur do përballet me garuesit e Maqedonisë”, deklaroi seleksionuesi i Maqedonisë në U21 Arlind Huseini