Shkup, 4 dhjetor – Me dhënien e deklaratës për mbrojtjen e tij nga i pandehuri Igor Jug sot në Gjykatën Penale në Shkup vazhdon gjykimi për ngjarjet e 27 prillit të vitit të kaluar në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë.
Të pandehurit Mlladen Dodevski, Jane Çento dhe Gorançe Angellovski paraprakisht thanë se nuk do të mbrohen.
Procesin gjyqësor e udhëheq gjykatësja Dobrilla Kacarska, ndërsa përfaqësues të aktakuzës janë Villma Ruskovska dhe Ivana Trajçevska.
Kacaska përsëri tregoi se vendimi i gjykatës mbetet i njëjtë në lidhje me mospranimin e dëshmive të propozuara pas 21.8.2018.
Në seancën gjyqësore të pranishëm janë të gjithë të akuzuarit, në mesin e të cilëve ka deputetë, artistë, persona nga sigurimi i kuvendit, të punësuar në MPB dhe qytetarë.