Tri skuadra në Premier League janë vënë në ndjekje të sulmuesit brazilian Neymar, që luan me ekipin e PSG në Francë. Kontrata e 31-vjeçarit me kampionët e Francës skadon në vitin 2025, por dëmtimet e shpeshta dhe pakënaqësitë duket se mund të çojnë në një mbyllje të parakohshme të saj.
Sipas “fichajes”, ekipet e Manchester City, Chelsea dhe Manchester United synojnë të sjellin në Premier League sulmuesin Neymar. Skuadra e PSG gjithnjë ka thënë se është e gatshme të diskutojë për shitjen e yllit të saj, vlera e të cilit tashmë vërtitet rreth 70 milionë euro.
Neymar u ble për 222 milionë euro në vitin 2017, por me PSG ka fituar vetëm në Francë dhe asnjë trofe në Europë. Ky mund të jetë vitit i rithemelimit për PSG, pasi edhe Lionel Messi mund të largohet, ndaj klubi do të dëgjojë të gjitha oifertat që mund të vijnë për Neymar, sidomos ato nga Anglia.