Shkup, 12 dhjetor – Tridhjetë ditë paraburgim për 32-vjeçarin nga fshati Murtino, Strumicë i cili është dyshuar se ka kryer akt të dhunshëm seksual ndaj një personi të pafuqishëm.
“Nga të dhënat e mëparshme, i dyshuari tridhjetë e dy vjeçar, dje në fshatin Murtino, të Strumicës, rreth orës 10:30 ka sulmuar viktimën-person me aftësi të kufizuara dhe më pas ka kryer akt të dhunshëm seksual. Ai si i punësuar në ndërmarrjen për mbledhjen e mbeturinave paraprakisht është takuar me viktimën, ku ka njohur gjendjen e saj si dhe shtëpinë ku jetonte. Në momentin kur viktima ka qenë vet në shtëpi, i dyshuari ka kryer veprën. Pas paraqitjes nga ana e prindërit të viktimës, i dyshuari menjëherë është privuar nga liria”, kumtoi JORM.
Prokurori kompetent publik nga PTHP Strumicë solli urdhër për kryerjen e një procedure hetimore kundër të dyshuarit për veprën penale “akt të dhunshëm seksual me person të pafuqishëm” nga Kodi Penal.
“Njëkohësisht, prokurori vlerësoi se janë plotësuar bazat ligjore, dhe deri tek Gjykata Themelore Strumicë dorëzoi propozim për përcaktimin e masës së paraburgimit. Gjykata e pranoi propozimin e të dyshuarit dhe i përcaktoi paraburgim me kohëzgjatje prej 30 ditë”, thonë nga Prokuroria.