Teksa lojtarët e kampionatit anglez duhet të zhvillojnë 40 ndeshje në total gjatë pushimeve të kampionatit gjerman që nisi me 23 dhjetor dhe përfundon më 18 janar, kolegët e tyre po shijojnë momente relaksi.
E ndërsa ti lodhesh duke punuar shumë, gjëja e fundit që do të shohësh është shokët e tu duke shijuar pushimet e tyre të gjata në diell. Pikërisht kjo ka ndodhur me yjet e Bundesliga-s të cilët falë “Instagramit” na kanë servirur një pasqyrë të pushimeve të tyre.
Lojtari i Bayern-it, David Alaba ka postuar fotografi teksa ushqen një ari, përshkrimi që ka zgjedhur ka qenë: “Më lejoni t’ju prezantoj më shokun tim Teddy”.
Fituesi i kupës së botës, Mario Gotze është shfaqur duke festuar ndërrimin e viteve së bashku me bashkëshorten e tij Ann-Kathrin.
Lojtari i krahut të Hoffenheim, Reiss Nelson, duket se po shijon maksimalisht pushimet e ngrohta në Dubai.
Ndërsa James Rodrigues, mesfushori i huazuar të Bayern-i nga Real Madrid po kalon momente me familjen, teksa ka treguar se është edhe basketbollist i mirë gjithashtu.