Atheltic Bilbao barazoi 1-1 ndaj Valladolid duke mos arritur të marrë tre pikë që do e largonin nga zona e ftohtë.
Pavarësisht krizës së rezultateve sulmuesi kryesor i skuadrës Aritz Aduriz nuk e ndal ky për të provuar ndjesi të shënimit të golave të veçantë. Sulmuesi 37-vjeçar mori përsipër të ekzekutojë një penallti në minutën e fundit të pjesës së parë.
Atëherë kur të gjithë prisnin që ai të merrte vrull për të goditur u ndal me një hap dhe goditi në befasi duke mos i dhënë shans portierit ta kapë topin edhe pse u hodh.
Një penallti ndryshe që nuk i la kohë as tifozëve të ndjejnë ankthin e situatave të tilla. Gjithsesi spanjolli nuk është i pari që provon një stil goditje të tillë pasi edhe më parë lojtarët kanë shënuar apo kanë humbur penallti duke goditur nga vendi.