Ne jemi kaq të fokusuar për të ndjekur rregullat rreth nesh sa që nganjëherë harrojmë se gjërat që përdorim çdo ditë kanë rregullat e tyre të veçanta specifike që duhet të mbahen mend nëse duam t’i mbajmë në gjendje të mirë. Enët, kërkojnë një kujdes të veçantë që jo të gjithë e dinë. Nëse doni të kurseni paratë duke mos blerë tiganë dhe enë të tjera kuzhine çdo muaj, hidhini një sy këtyre sugjerimeve të dobishme:
-Kujdes me temperaturën kur vini supën apo gjellën për të zier në tenxheren tuaj. Kapaku i qelqit mund të ketë shumë avull për shumë arsye të ndryshme. Është e mundur që doreza të jetë shumë e shtrënguar ose ndoshta ka të çara në të që nuk janë të padukshme për syrin. Sidoqoftë, ka problem që shumë njerëz bëjnë dhe përfundojnë duke e thyer ate: e lajnë kapakun me ujë të ftohtë dhe e vënë atë mbi gjëllën që lëshon nxehtësi.
-Ndikimi i mbinxehjes në enët e përbërë nga materiale të ndryshme: Shënja të ndryshme në fundin e tiganit? Nxehtësia është arsyeja. Pastrojeni duke përdorur një mjet pa majë që mos të prishni fundin e enës suaj.
-Pllakat prej mermeri që përdoren për të vendosur bukën ose enët e kuzhinës, janë të bukura por jo funksionale. Ato dëmtoujnë thikat. Nqs dëshironi mos hiqni dorë nga atop or përgatituni të ndërroni thikat tuaja shumë shpësh.
-Tharja e enëve të gjitha sëbashku nuk është një ide e mirë. Objektet prej druri nuk mund të thahen mirë nëse janë në kontakt me ndonjë gjë që është e lagur. Gjithashtu, kur përpiqesh të gjesh një copë që të nevojitet në një grumbull të tillë “të pastër”, lehtë mund të lëshosh një pjatë dhe ta thyësh atë. Bëni hapsirën e duhur për tharjen e enëve.
– Mos e lini për shumë kohë enët prej hekuri në ujë dhe mos i lani ato me shumë forcë sepse ndryshku duhet të hiqet pa dëmtuar shtresën mbrojtëse. Diçka është e sigurtë, shtresa e yndyrës mbron tiganin. Parandalon pamjen e ndryshkut dhe nuk lejon që ushqimi të digjet.