Mbetjet e një njeriu janë gjetur në stomakun e një krokodili në Australi. Dyshohet se bëhet fjalë për 79-vjeçaren Anne Cameron, e zhdukur dy ditë më parë. Policia kishte gjetur shkopin dhe sendet e tjera të Anne pranë lumit jugor të Port Douglas (Queensland) dhe që nga ai moment u dyshua se gruaja mund të ishte ngrënë nga krokodilët. Anne vuante nga demenca dhe ndoshta është çorientuar gjatë shëtitjes së saj, duke mos ditur se si të shkonte në shtëpi. Kjo është një zonë e rrezikshme ku krokodilët shkaktojnë mesatarisht dy viktima në vit.