“Deti i Zi” shtrihet në mes Evropës dhe Azisë Ashtu siç Deti i vdekur, Deti i kuq edhe Deti i zi ka një historik rreth emërtimit të tij. Këto lloje të toponimeve na bëjnë më kurioz të kërkojmë shpjegime përse ky emërtim dhe çfarë nënkupton? Ndoshta nuk iu ka shkuar në mendje t’i analizoni emërtimet, apo keni thënë quhet “Det i Zi” sepse ashtu e kanë emërtuar. Jo! Edhe “Deti i Zi” quhet kështu për disa arsye. Ekzistojnë disa teori në lidhje me emrin “Deti i Zi”, disa kanë thënë se për shkak të mungesës së oksigjenit dhe sasisë së ulët të kripës bën që ky det të jetë më i errët se të tjerët nga edhe ka marrë këtë emër. E disa të tjerë kanë thënë se quhet “Det i Zi”, për shkak të një stuhie e cila shkaktoi mbytje e shumë njerëzve. Mirëpo, ekziston edhe mendimi se egjiptianët e lashtë janë orientuar në horizont në bazë të ngjyrave e në këtë rast për t’u orientuar kah veriu e kanë përdorur ngjyrën e zezë, kështu që Deti i zi mund të thotë edhe “Deti në veri”.