Një peshkatar rus ka kapur një peshk që peshon 1.2 ton. Peshku është kapur në brigjet e Iturup, një nga Ishujt Kurile dhe ishte vënë në ekspozitë për më shumë se një ditë, transmeton oranews. Peshkatari, që gjeti peshkun e rrallë më 9 shtator, është përballur me kritika të mëdha pasi e la të ngordhte. Krijesa me pamje të çuditshme është peshku me kockën më të rëndë në Tokë. “Peshku hënës” jeton në thellësitë e detit dhe mishi i tij po bëhet gjithnjë e më shumë popullor.