Deni Ings është lojtari më i pafat kur vjen puna te lëndimet. Nga një lojtar i skuadrës së vogël (Dorçester) në Ligën Premier në më pak se katër vite, karriera e 25-vjeçarit ka pësuar shumë ulje e ngritje. Anglezi iu bashkua Liverpulit nga Burnli në vitin 2015 në kohën e Brendan Rodgjers, por ai ka dështuar të tregojë diçka, kjo pasi aventura e tij te Reds është ndjekur me lëndime.
Tani klubi anglez ka shprehur vullnetin që ta largojë lojtarin gjatë janarit në formë të huazimit pasi në sulm ka lojtarë të tjerë më cilësorë: Mohamed Salah, Filip Kutinjo, Roberto Firmino, Daniel Sturrigj, Dominik Solanke, por edhe Adam Lallana dhe Sadio Mane. Në 12 paraqitje për Liverpulin sulmuesi ka shënuar vetëm tre gola, ndërsa janë katër klubet që Ings mund të huazohet në janar: Lids, Burnmaut, Barnli dhe Njukasëll.