Niveli i ujit të Vardarit në të gjithë vendet matëse dje ishte më i lartë nga niveli i zakonshëm për tetorin, ndërsa tej lumenjtë e tjerë është më i ulët nga mesatarja për këtë muaj, informoi Drejtoria për Punë Hidromteorologjike (DPHM). Sipas të dhënave të DPHM-së, niveli i ujit të Vardarit afër Jegunocit është 90 centimetra, ndërsa mesatarja për në tetor është 50, afër Shkupit niveli i djeshëm i ujit të lumit është 36, ndërsa niveli i zakonshëm është 33 centimetra. Nivel të rritur të ujit nga 16 centimetra Vardari ka edhe në vendin matës në Veles, ndërsa afër Demir Kapisë është më i lartë për gjashtë centimetra nga niveli i zakonshëm për të tetor. Niveli, madje, i Liqenit të Ohrit është në 10 centimetra nga niveli i lejuar minimal (693,10 mnm), ndërsa kuota e sotme e liqenit është 693,20 mnm dhe për tetë centimetra është më e ulët nga niveli i zakonshëm për tetorin. Nivel më të ulët nga niveli i zakonshëm ka edhe Liqeni i Prespës, ndërsa tek ai i Dibrës është vërejtur rritje e nivelit nga thuajse dy metra në krahasim me nivelin mesatar për tetorin.