Shkup, 25 nëntor – Derbi i qytetit të Tetovës midis Shkëndijës dhe Renovës është mbyllur me fitoren 6:1 në të mirë të Shkëndijës. Dy golashënuesit më të mirë të këtij sezoni Ferhan Hasani dhe Besart Ibraimi kanë tundur rrjetën e Renovës duke shënuar nga dy gola, ashtu që ruajtën mes vete diferencën e golave të shënuar. Golin e nderit për Renovën e shënoi Mishkovski.
Në stadium pati spektakël të një lloji tjetër, pasi tifozët e Shkëndijës, festuan 25 vjetorin e themelimit të tyre dhe kjo i dha një dimension të ri derbit të Tetovës.