Çështja e portës do të jetë një temë e nxehtë për Atleticon e Madridit në verën e ardhshme. Drejtuesit kanë marrë oferta paraprake për Oblak nga Juventusi dhe PSG me këta të fundit që mund të bëjnë një ofertë marramendëse ndaj dhe klubi spanjoll ka gati pasuesin e gardianit slloven. Eshtë Thibaut Courtois emri më i preferuar për Atleticon dhe tifozët me belgun që do të rikthehej aty ku ka luajtur për dy sezone. Rinovimi për të te Chelsea ende nuk ka ardhur dhe kjo mund ta favorizonte transferimin në verë te “Los Colchoneros”.