Shkup, 14 dhjetor- Përmes rrjetit të operatorit celular OneVip pasdite më shumë se një orë nuk ka mundur të realizohet thirrje.
Nga OneVip informojnë se për shkak të ndërprerjes së lidhjeve kryesore optike janë përballur me problem global, i cili është manifestuar me pamundësinë për të realizuar thirrje dhe problem me shfrytëzimin e internetit.
“Pas intervenimit të shpejtë të ekipeve të OneVip shërbimet folëse për shfrytëzuesit funksionojnë pa pengesa dhe janë kthyer në normale. Për momentin intensivisht punohet në largimin e vështirësive me përdorimin e shërbimeve të internetit”, informojnë nga OneVip.
Nga Kontakt qendra e Agjencisë për komunikime elektronike, thonë se operatori është i obliguar ta njoftojë trupin rregullator për arsyet për ndërprerje në rrjet në afat prej 24 orëve.